Mbi 263 milionë njerëz drejt varfërisë ekstreme, sipas raportit

13 Prill 2022 | 14:45

Mbi 263 milionë njerëz mund të bien në nivele ekstreme të varfërisë gjatë vitit 2022 për shkak të pandemisë, thellimit të pabarazisë globale dhe rritjes së çmimeve të ushqimeve të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, është ky raporti i bërë me dije nga OXFAM, i titulluar ‘Nga kriza në katastrofë’.

Raporti tregon se 860 milionë njerëz rrezikojnë të jetojnë me më pak se 1,90 dollarë në ditë.

Numri i personave që rrezikojnë të vuajnë nga uria mund të arrijë në 827 milionë.

Banka Botërore kishte parashikuar që COVID-19 dhe përkeqësimi i pabarazisë të shtonte 198 milionë të varfër ekstremë gjatë vitit 2022, duke përmbysur progresin prej dy dekadash.

Oxfam vlerëson se vetëm rritja e çmimeve globale të ushqimeve do të shtyjë 65 milionë njerëz më shumë në varfëri ekstreme.

Pa veprime të menjëhershme radikale, ne mund të jemi dëshmitarë të kolapsit më të thellë të njerëzimit në varfëri ekstreme”, tha drejtoresha ekzekutive e Oxfam International, Gabriela Bucher.

Oxfam bën thirrje për veprime urgjente për të menaxhuar krizën ekstreme të pabarazisë që kërcënon të minojë përparimin e bërë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026