Agjencia për Media dhe Informim përplas Endri Fugën dhe Ina Zhupën

13 Prill 2022 | 15:55

Pas kritikave të opozitës për krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim nga qeveria, Endri Fuga në cilësinë e drejtorit të kësaj agjencie raportoi këtë të mërkurë në komisionin e edukimit dhe mjeteve të informimit publik.

Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se modeli për ngritjen e agjencisë është marrë nga Gjermania dhe se qëllimi është informimi i publikut.

“Zëdhënësit bëjnë të njëjtin punën që bënin dhe përpara, e vetmja gjë që ka ndryshuar është se ka një koordinim më të mirë për çështje të cilat prekin disa ministri bashkë, nuk ka ndryshime të tjera”, tha Fuga.

Por deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e konsideroi agjencinë një institucion propagande në funksion të qeverisë.

“De facto ju jeni ministri i propagandës së qeverisë së Edi Ramës që keni për detyrë si agjenci që të përcillni sa më mirë propagandën e qeverisë Rama, atë që ata duhet të bëjnë, më shumë sesa atë që ata bëjnë”, u shpreh deputetja e PD.

Agjencia u ngrit me vendim qeverie në shtator të 2021-it por funksionimi e ka nisur 3 muaj më parë dhe ka në përbërje të saj 69 punonjës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026