“Hajnat në burg”, mbyllet protesta e 3-të e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

22 Maj 2020 | 18:15

Ka përfunduar paqësisht protesta e tretë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila u zhvillua pranë hyrjes së pedonales në kryeqytet. Me thirrjet “hajnat në burg dhe “na ktheni Kushtetutën”, aktivistët dhe aktorët kritikuan veprimet agresive të kryera ndaj godinës së Teatrit Kombëtar.

Pedagogu dhe aktivisti, Ervin Goci, në fjalën e tij para protestuesve tha se Aleanca nuk do ta lejojë vijimin e punimeve tek gërmadhat e Teatrit Kombëtar. Ai shtoi faktin se po përgatiten për një aleancë të madhe mbarëpopullore, e cila do të reagojë jo vetëm për Teatrin por edhe për republikën, e cila sipas tij ka rënë dhe duhet t’i rikthehet sa më parë qytetarëve.

“Në momentin që këtu do të ketë rrethim, ne do vijmë ta hedhim. Këtu është fasha gri, e cila mund të bëjë përmbysjen.  Kjo kauzë do të hapë debatin publik. Po përgatitemi për një tubim madhështor, që do të jetë për teatrin dhe  për republikën. Filozofia është të dalësh në shesh dhe të kërkosh llogari. Po i kërkoj llogari SPAK-ut, që të veprojë urgjent, sepse kjo do të shkaktojë përplasje civile.Tek ne është thyer kontrata, ka rënë shteti, ka rënë republika. Bashkohuni se këtu kemi në të gjitha krahët”, tha Goci.

Më herët, në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, AMT-ja ngriti dyshime se do të rrethohet prona e teatrit dhe mbi të do të fillojnë punimet.

“Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë.Demokracia nuk është dhuratë, demokracia është kusht, jetojmë për liri”, thuhet në njoftimin e Aleancës.

Përfaqësuesit e kësaj aleance ishin sot pasdite në qytetin e Durrësit, ndërsa ftuan qytetarët, që të firmosin peticionin për ndërtimin e teatrit të ri. Kjo është protesta e tretë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që pas prishjes se godinës së Teatrit Kombëtar në mëngjesin e 17 majit.

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar pati konfrontime fizike mes Policisë e aktorëve, ndërsa këta të fundit tentuan të bëjnë rezistencë për të mos lejuar rrënimin e godinës.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026