Duhet ndalur procesi farsë i zgjedhjeve brenda partisë, apelon deputeti i PD
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja thotë se në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar pas 8 orë diskutimesh nuk ka pasur asnjë vendimmarrje për zgjedhjet brenda partisë dhe procesin e bashkimit.
Gështenja tha se ka paraqitur një iniciativë se si mund të arrihet bashkimi i partisë nga gjithëpërfshirja.
Sipas deputetit të Qarkut të Elbasanit, PD po bën hapa pas dhe duhet të ndërpresë procesin ‘farsë të zgjedhjeve brenda partisë’.
“Në 31 vite PD nuk duhet të bëjë regres, por progres. Sot që ne flasim PD ka bërë regres. Kjo u tha në grupin parlamentar nga shumica e deputetëve prezent. Ne nuk e kemi luksin të përjashtojmë, largojmë apo anashkalojmë qoftë dhe një demokrat”, tha Gështenja.
Deputeti demokrat propozon që grupit parlamentar të marrë në dorë procesin zgjedhor brenda PD.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës