Bardh Spahia shkarkon krerët e njësive Postribë e Dajç, mbështetës të Bashës

14 Prill 2022 | 20:50

Pas marrjes së detyrës në krye të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka bërë lëvizjet e para duke shkarkuar nga detyra Altin Shabajn, administrator i njësisë Posteibë si dhe Gjovalin Derragjatin, administrator të njësisë Dajç.

Këta dy të fundit publikisht në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit mbështetën kandidatin e Lulzim Bashës, Xhemal Bushati.

Foto: Euronews Albania

Lidhur me këtë lajm ka reaguar administratori i njësisë Dajç, Gjovalin Derragjatin.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, ka akuzuar kryebashkiakun e Shkodrës se jo vetëm e ka lajmëruar për shkarkimin përmes një shkrese që nuk përmban motiv apo arsyetim, por edhe e ka kërcënuar.

“Askush nuk ka të drejtë të hartojë kërkesa të tilla, me këtë gjuhë të rëndë urrejtjeje të paragjykuar politikisht, aq më pak një kryetar rishtar i Bashkisë së kryeqendrës së Veriut, i katapultuar, nga shtabi i urdhërimit të djegies së shkollave- qendra votimi, nga një njeri që vërtitej rrugëve, në kandidat për Bashkinë Shkodër, pa kaluar më parë në rrjetën e pastrimit të mëkateve të shkuara para ligjit”, shkruan Derragjati.

Ndonëse në Shkodër u duk një frymë bashkimi mes deputetëve mbështetës të Bashës dhe Bardh Spahisë, duket se sërish Spahia nuk nguroi të ndëshkonte “kundërshtarët” e tij në garën elektorale të 6 marsit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026