Franca do të rikthejë ambasadën e saj në Kiev
Franca njoftoi të enjten se ambasada e saj në Ukrainë do të kthehej shumë shpejt në kryeqytetin Kiev nga Lviv, raporton CNN.
”Kjo lëvizje do t’i lejojë Francës të thellojë më tej mbështetjen e saj për Ukrainën në çdo fushë, në mënyrë që të përballet me luftën e nisur nga Rusia më 24 shkurt të kaluar”, tha Ministria e Jashtme franceze në një deklaratë.
Ambasada franceze ishte zhvendosur në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, në fillim të marsit.
Sipas deklaratës, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian informoi homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba për vendimin në një telefonatë të enjten, gjatë së cilës diskutuan gjithashtu ndihmën e Francës në mbledhjen dhe dokumentimin e provave të abuzimeve të kryera nga forcat ruse në Ukrainë, si dhe operacionet humanitare dhe sigurimin e pajisjeve ushtarake.
LEXONI GJITHASHTU:
Rusia paralajmëron NATO-n me vendosje të armëve bërthamore në Detin Baltik
Rusia ‘përdori bombë të ndaluar’ në vrasjen e 50 civilëve në Ukrainë
Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren