Bajden shprehet i gatshëm për të vizituar Ukrainën

14 Prill 2022 | 22:02

Presidenti i SHBA, Xhou Bajden është shprehur i gatshëm për të vizituar Ukrainën.

Bajden foli të enjten për gazetarët para se të udhëtonte me Air Force One për në Karolinën e Veriut.

Presidenti amerikan ka sinjalizuar se administrata e tij është në process për të vendosur se kur një zyrtar i lartë i SHBA do të vizitojë Kievin.

“The Guardian” raporton se nga bisedimet në Uashington pritet që vizita të kryhet nga sekretari i DASH, Antoni Blinken ose sekretari i Mbrojtjes, Llojd Austin.

Kur Bajden vizitoi Poloninë muajin e kaluar, ai dha të gjitha shenjat se dëshironte të vizitonte Ukrainë por një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak se ishte shumë e rrezikshme.

Kjo ndodhi para se forcat ruse të tërhiqeshin nga Kievi.

Që pas kësaj, një numër liderësh evropian kanë vizituar presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Javën e kaluar, Kievin e vizitoi kryeministri britanik, Boris Xhonson.

Blinken shkeli në tokën e Ukrainës në fillim të marsit kur vizitoi kufirin polak, por ishte vetëm një veprim simbolik solidariteti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë

Pesë oficerë policie britanikë janë plagosur pasi një varkë e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane u përplas me Urën Westminster në Londrën qendrore. Ngjarja...
19:23 | 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026