Zelenski lavdëron ukrainasit: 50 ditë në mbrojtje të vendit, arritje e madhe
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski lavdëroi ukrainasit për luftimet që po zhvillojnë prej 50 ditësh për mbrojtjen e vendit të tyre.
“Ata nuk e dinin se sa të guximshëm janë ukrainasit, sesa e vlerësojnë lirinë dhe mundësinë për të jetuar në mënyrën siç ata duan”, u shpreh ai.
Zelenski përshëndeti rezistencën e ukrainasve, duke thënë se 50 ditë në mbrojtje të vendit është arritje shumë e madhe e të gjithë popullit, shkruan BBC.
Presidenti listoi edhe mënyrat se si ukrainasit po luftojnë kundër rusëve, teksa iu referua edhe fundosjes së anijes luftarake ruse, ‘Moskva’.
Anija luftarake ‘Moskva’ pësoi dëmtim ditën e djeshme gjatë momentit që po ankorohej në një port në Detin e Zi dhe Kievi pretendon se ka goditur anijen me raketë, por Moska nuk e ka përmendur sulmin.
LEXONI GJITHASHTU
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj