Ukrainasit nuk largohen nga vendi, mbijetojnë nën rrënoja
Qendra historike e Mariupolit është shkatërruar nga lufta, ku disa qytetarë vazhdojnë të dalin nga banesa e tyre pavarësisht zhurmave të armëve për të mbledhur pemë për ndezjen e zjarrit.
Trupat e vrarë të civilëve vijojnë të mbeten në rrugë.
Në një fshat të vogël në Ukrainën Lindore, Popasna, ushtria vendase dhe disa civilë po rezistojnë dhe nuk largohen, pavarësisht bombardimeve ruse që nuk ndalojnë.
“I largova fëmijët, unë dhe gruaja ime po rrimë në bodrum. Nuk dua të iki. Njerëzit po shkojnë përpara në Dnipro ose diku tjetër. Nuk është zgjidhjae. Më mirë të qëndroni në të njëjtin vend dhe të rrini sa të mundeni. Ka ushqim të mjaftueshëm”, shprehet Vasilu, banues në Popsana.
Të tjerë ukrainas kanë vendosur të ikin në qytetet e kontrolluara nga ushtria ukrainase, si Dnipro, ku shumë fëmijë janë në spital, disa prej tyre kanë mbetur edhe pa prindër të vrarë nga sulmet.
Në qytetet e çliruara së fundmi si Chernihiv, pastrimi në terren vazhdon, ku 70 për qind e infrastrukturës është dëmtuar.
Në këto qytete, ushtria ukrainase po pastron tokën edhe nga minat të lëna pas nga forcat ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta