Rritja e çmimeve s’ka prekur bizneset në Durrës, fillojnë rezervimet për verën
Ndonëse nuk është destinacion tradicional pushimesh për këtë periudhë të vitit, Durrësi po mirëpret vizitorë të shumtë.
Ky shihet si një ogur i mirë në aspektin turistik, në një kohë që të gjithë i frikësohen pasojave të luftës Rusi-Ukrainë.
Operatori Blerim Norja thotë se do të ketë mungesë të tregut ukrainas, por me një ndikim thuajse të papërfillshëm.
“Edhe pse u priste nga lufta të kishte një ndikim negativ, rezervimet kanë qenë shumë mirë. Përveçse do të kemi një mungesë të tregut ukrainas, por besoj që ky treg do të zëvendësohet me tregje të tjera”, u shpreh Blerim Norja, operator turistik.
Për “t’i shpëtuar” një vale të radhës të rritjes së çmimeve, pushuesit kanë filluar të rezervojnë që herët.
“Këtë vit nga trendi i rritjes së çmimeve shumë klientë kanë preferuar të rezervojnë më përpara. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit kanë rezervuar 6 muaj përpara”, tha Norja.
“Në sezon ne jemi diku te 80% të rezervuar dhe besoj që ky 20% që kemi mbetur bosh, pra 20-30 dhoma që na kanë mbetur pa rezervuar, do rezervohen shumë shpejt këto ditë duke qenë se kërkesa është shumë e lartë”, thotë ai më tej.
Mirëpo rezervimi i parakohshëm po dëmton bizneset.
Këtë shqetësim e ngre kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Eduart Xhepa.
“Në disa struktura turistike që kanë kontrata të mbyllura që në fillim të vitit, ata penalizohen, sepse rritet kosto dhe ato nuk i ndryshojnë dot çmimet për arsye se çdo kontratë ka dhe penalizimet e veta”, thotë Eduart Xhepa, kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit.
Pas 2 viteve të vështira, këtë sezon veror pritet dhe që industria e kroçerave të kthehet në evidencë të plotë. 20 kroçera pritet të ankorohen në portin më të madh në vend. Kapiteni Tauland Allka thotë se në vitin që lamë pas u ankoruan 7 të tilla dhe vetëm 1 në vitin 2020.
Ashtu si çdo vit, edhe në këtë sezon turizmin në Durrës do ta mbajnë gjallë pushuesit besnikë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe vendet e Lindjes.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus