Zelenski: Bota të përgatitet, Putin mund të përdorë armë bërthamore
Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky i tha CNN të premten se të gjitha vendet e botës duhet të përgatiten për mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të mund të përdorë armë taktike bërthamore në luftën e tij kundër Ukrainës.
Zelensky tha në një intervistë ekskluzive nga zyra e presidentit në Kiev, se Putini mund të kthehet te armët bërthamore ose kimike, sepse ai nuk e vlerëson jetën e popullit të Ukrainës.
“Armët kimike, ata mund ta bëjnë atë, për ta jeta e njerëzve nuk vlen asgjë. Kjo nuk është një çështje vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën”, tha Zelensky.
Zelensky ka qëndruar në Ukrainë gjatë gjithë luftës 50-ditore me Rusinë, pasi forcat e Ukrainës i kanë rezistuar përpjekjeve të Kremlinit për të kapur Kievin dhe kanë detyruar Rusinë të ripërqendrojë përpjekjet e saj të luftës në rajonet lindore dhe jugore të vendit, ku Ukraina po parashikon një përshkallëzim të konsiderueshëm të luftimeve në ditët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj