Bashkimi i demokratëve nuk mjafton për të mundur Ramën, thotë Alibeaj
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, thotë se bashkimi i demokratëve nuk është i mjaftueshëm për të mundur kryeministrin Edi Rama.
Gjatë një konference për mediat, ku shpalosi një platformë parimesh për bashkimin e demokratëve, Alibeaj tha se Partia Demokratike duhet të mbledhë edhe njerëz të cilët nuk janë të angazhuar në parti.
“Çështja është bashkimi i njerëzve poshtë. Edhe nëse ndodh nuk është i mjaftueshëm për synimin e Partisë Demokratike, që është përballja me regjimin e Edi Ramës. Për të qenë në kushtet, për t’u përballur në mënyrë dinjitoze kundër regjimit dhe për të qenë triumfator ndaj regjimit, do duhet të mbledhim së bashku përtej demokratëve të bashkuar, bazuar në vlerat e kësaj partie”, tha Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania