Protestë në Vlorë, qytetarët kundër projektit për sheshin e ‘Flamurit’

17 Prill 2022 | 12:02

Qytetarë të Vlorës dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë vijuar të dielën protestën kundër projektit të qeverisë për sheshin e ‘Flamurit’.

Të mbledhur në orën 11:00 në shesh, ata kundërshtojnë ndërhyrjet në këtë zonë historike të Vlorës, pasi do të dëmtonin trashëgiminë kulturore të qytetit.

Ndërhyrja parashikon krijimin e një platforme rrethore dhe zhvendosjen e katër topave që simbolizonin katër vilajetet që përbënin Shqipërinë.

“Nëse nuk reagojmë identiteti ynë kolektiv humbet” tha një protestues.

Kjo është protesta e tretë për rikonstruksionin e sheshit, ku qytetarët kërkojnë të ruhet identiteti, raporton gazetarja, Ebrieta Macaj.

Aktivistë të shoqërisë civile thonë se do të kërkojnë ndihmën e një studioje ligjore për të përgatitur kallëzim në SPAK.

Sipas tyre, përveç dëmtimit të trashëgimisë kulturore kemi të bëjnë dhe me shpërdorim të fondeve publike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026