Kamionët rusë dhe bjellorusë bllokohen në kufirin polak
Disa orë para se të hynte në fuqi ligji për ndalimin e automjeteve ruse dhe bjelloruse në BE, shoferët rusë dhe bjellorusë të kamionëve mbetën të bllokuar në një radhë të gjatë pranë vendkalimit kufitar në Poloni.
Sipas shërbimit doganor rus, BE-ja ka ndaluar hyrjen e disa automjeteve të ngarkesave të regjistruara në të dy vendet që nga e premtja për shkak të sanksioneve, dhe automjetet e përdorura për transport ndërkombëtar që kanë targa ruse dhe bjelloruse nuk do lëvizin mallra në territorin e BE-së.
Një shofer kamioni nga Bjellorusia, Dimitri, tha se ka shumë kilometra për të bërë duke mos qenë i qartë për kohëzgjatjen e saj, dhe se kishte edhe shoferë të shteteve të tjera që ishin në radhë për të kaluar.
“Ka ende shumë kilometra për të vozitur, kështu që është joreale. Unë nuk e di se sa kohë do të zgjasë. Ne po ecim përpara, por shumë ngadalë. Ne nuk jemi vetëm këtu, ka (shoferë nga) Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, që qëndrojnë në radhë. Dhe nuk mund të themi se si do të dalë”, tha Dmitri.
Bjellorusia ditën e premte njoftoi një ndalim për kamionët e regjistruar në Bashkimin Evropian për të hyrë në territorin e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht