Platforma e Alibeajt është e vonuar, thotë deputetja e PD-së
Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori tha se platforma e prezantuar nga kryetari i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj është e vonuar.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Dhori u shpreh se platformë duhet të prezantohej menjëherë sapo Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së.
“Personalisht platformën e konsideroj të vonuar. Duhej të ishte prezantuar menjëherë pas dorëheqjes së Bashës, në mënyrë që të kishim kohë të mjaftueshme që të siguronim përfshirjen e të gjithë faktorëve”, tha deputetja.
Dhori ka dhënë miratimin e saj për platformën e Alibeajt, ndonëse nuk e ka firmosur ende.
Sipas saj, duhet të gjendet një mirëkuptim midis dy palëve dhe të sigurohet gjithëpërfshirja për çdo proces brenda Partisë Demokratike.
LEXONI GJITHASHTU
Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
“Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 20:14 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri