Anija franceze në Durrës, në funksion të trajnimeve të forcës detare

19 Prill 2022 | 19:23

Forcim i bashkëpunimit mes Forcës Detare shqiptare dhe aleatëve francezë, e konsideroi kundëradmirali i Forcës Detare Adnand Agastra vizitën disa ditore që fregata franceze “La Fajete (FLF) Akonit” po zhvillon në portin e Durrësit.

Gjatë konferencës për shtyp me ambasadoren franceze Elisabeth Barsacq, kundëradmirali Agastra theksoi se kjo vizitë do të ndihmojë për rritjen e shkallës së trajnimeve të efektivëve të forcës sonë detare në kuadrin e angazhimit në  NATO.

Ndërsa diplomatja e huaj përjashtoi mundësinë që vizita e fregatës së marinës kombëtare franceze ka lidhje me luftën Ukrainë-Rusi, pasi ajo ishte programuar shumë kohë më parë.

Fregata Akonit ka filluar shërbim aktiv në vitin 1999, dhe është një nga pesë fregatat e tipit La Fayete të Forcës së Veprimit Detar.

Si një anije luftarake e fshehtë dhe polivalente, Akonit mund të kryejë veçanërisht në misione të mbikëqyrjes detare dhe të zbulimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026