Aleatët në ndihmë të Ukrainës: Të izolojmë Rusinë, nuk mund të fitojë

20 Prill 2022 | 11:40

Sulmet ruse në lindje të Ukrainës po nxisin aleatët perëndimorë të dërgojnë më shumë armë për të ndihmuar në mbrojtje.

Presidenti Xhou Bajden ka rënë dakord me aleatët e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe  G7-tës për të rritur ndihmën ekonomike për Kievin.

Uashingtoni ka aprovuar ndihmë shtesë me avionë ushtarakë për të ndihmuar më shumë nga ajri. Edhe Gjermania do të vijojë të dërgojë armë për Ukrainën.

Sipas kancelarit gjerman Olaf Sholc, liderët e G7-tës ranë dakord për të arritur një paqe të “imponuar” me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës çka cilësohet e papranueshme dhe se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë”.

“Veprimet tona udhëhiqen nga këto parime, mbështetje maksimale për Ukrainën, por jo përfshirje e NATO-s në luftë,” – tha Sholc.

Në fjalimin e tij të fundit, presidenti Zelenski deklaroi se po të kishin mbështetje me armë lufta do të kishte marrë fund.

Aleatët perëndimorë kanë përsëritur se do ta detyrojnë Moskën të paguajë për luftën “duke shtrënguar sanksionet kundër Rusisë dhe duke rritur ndihmën financiare Ukrainën”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ranë dakord të rrisin “izolimin ndërkombëtar të Moskës. Rusia, nga ana e saj, ka urdhëruar 31 diplomatë holandezë, belgë dhe austriakë të largohen nga vendi pasi Holanda, Belgjika dhe Austria njoftuan dëbimin e disa diplomatëve rusë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024