Sa i ka prekur shqiptarët rritja e çmimeve
Të gjithë shqiptarët e kanë ndjerë rritjen e çmimeve gjatë muajve të fundit.
Ata rritjen e kanë ndjerë më shumë tek ushqimet e përditshme (98,6%), karburantet (77,4%) dhe transporti publik (27,5%).

Barometri në Euronews Albania pyeti shqiptarët si e kanë përjetuar rritjen e çmimeve të muajve të fundit si dhe mënyrën e përballimit të kësaj krize.
Më shumë se gjysma e qytetarëve (54%) thonë se po shpenzojnë më pak për të përballuar rritjen e çmimeve. Më shumë se një në tre shqiptarë (35%) ka hequr dorë nga disa shpenzime dhe thuajse aq (32%) janë qytetarët që po blejnë gjëra më të lira për shkak të krizës së çmimeve.

Përgjegjëse kryesore për këtë rritje, për pjesën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë (79%), është lufta në Ukrainë.
Gjithsesi, rritjen e çmimeve e ka sjellë edhe keqqeverisja. 55% e shqiptarëve të pyetur kanë dhënë këtë përgjigje.

Gjetjet janë të sondazhit të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në datat 25 Mars deri në 5 Prill, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona