Ndihma e qeverisë për krizën
Rreth gjysma e shqiptarëve nuk kanë informacion për paketën e rezistencës që ka ofruar qeveria. 55% e të anketuarve kanë dëgjuar për të ndërsa 42% jo.

Mes atyre që e njohin paketën e rezistencës, pjesa dërrmuese nuk mendon se ajo është e mjaftueshme. 85% mendojnë që nuk është e mjaftueshme.
Vetëm 6% e qytetarëve që njohin masat e qeverisë, i sheh ato si të mjaftueshme për mbulimin rritjes së shpenzimeve.

45% e shqiptarëve mendojnë se qeveria në këtë krizë po mbron interesat e oligarkëve dhe jo të popullit. Një në pesë shqiptarë (23%) nuk është dakord me këtë shprehje dhe më shumë se një në katër qytetarë (29%) nuk kanë një mendim apo nuk shprehen për këtë çështje.

Sipas shqiptarëve, zgjidhja më e mirë për krizën është caktimi i çmimeve tavan (38%). Më shumë se një në katër shqiptarë (28%) mendon se masa e duhur do ishte rritja e pagave dhe një në pesë shqiptarë (24%) sheh rritjen e pensioneve si masën e duhur për përballimin e krizës.

Gjetjet janë të sondazhit të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në datat 25 Mars deri në 5 Prill, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona