Tërmeti i fortë në Bosnje i merr jetën një 28-vjeçareje
Tërmeti i fortë që goditi Bosnje Hercegovinën të premten në mbrëmje ka shkaktuar një person të vdekur dhe të paktën dy të tjerë të plagosur.
Tërmeti me forcë 5.7 magnitudë ra 42 km në juglindje të qytetit Mostar rreth orës 23:07 me orën lokale thotë Qendra Europiane Mesdhetae Sismiologjike.
Një grua 28 vjeçe ndërroi jetë nga dëmtimet ndërsa prindërit e saj mbetën të plagosur pasi një shkëmbi i zhvendosur nga lëkundjet e tërmetit ra mbi shtëpinë e tyre në Stolac, afër Mostarit.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë dhe në vendet fqinje si Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi.
Tërmeti shkaktoi dëme në banesa në disa qytetet të vendit thotë autoritetet lokale.
Korrespondentët e AFP thonë se lëkundjet janë ndjerë deri në 400 km larg nga epiqendra.
Instituti Gjeologjik i SHBA thotë se lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në Shqipëri dhe jug të Italisë.
Lëkundje të pas tërmetit kanë vazhduar dhe pritet që të ndodhin sërish në orët dhe ditët e ardhshme.
Ballkani është një zonë me aktivitet sizmik të lartë dhe goditet nga tërmetet në mënyrë të vazhdueshme.
Në dhjetor 2020, një tërmet në Kroaci shkaktoi 7 persona të vdekur dhe qindra shtëpi të shkatërruara.
Në nëntor 2019, në Shqipëri humbën jetën 51 persona nga një tërmet 6.4 magnitudë duke lënë dhe mijëra persona të pastrehë.
Muzeu ‘Den Gamle By’ fiton çmimin prestigjioz Muzeu Evropian i Vitit 2026
Tre persona humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut në kufirin midis Francës dhe Italisë
Mickoski takim me Erdogan në Stamboll, detaje nga bisedimet
- 15:31 Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes
- 15:11 Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një shoqate bamirësie, arrestohet çifti nga Korça
- 15:09 Aleksandër Vuçiç paralajmëron dorëheqjen pas protestave në Serbi
- 14:55 Presidenti rumun emëron Adrian Vestean si kryeministër
- 14:40 Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine, GJKKO-së vendos masat për 5 të arrestuarit
- 14:32 Problemet e pronësisë në Gjirokastër, braktisen godinat karakteristike rrezikohen vlerat muzeale