Bizneseve u refuzohet kredia, çmimet e larta frenojnë huatë bankare
Bizneset kërkojnë të rritin investimet, por po përballen me mungesë financimi.
Vrojtimi i Aktivitetit Kreditues për tremujorin e parë të këtij viti tregon se rritja e çmimeve ka bërë që bankat të tregohen të kujdesshme në miratimin e kredisë për sipërmarrësit.
Refuzimet e kredive kanë ndodhur në masë për zinxhirin e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Kjo kategori përbën 98.8% të totalit të kompanive në vend.
Raporti i huave të refuzuara ka arritur në të njëjtët nivele me ato të gjysmës së parë të vitit 2020, periudhë kur aktiviteti ekonomik u bllokua për shkak të pandemisë.
Faktori kryesor që ka shtrënguar kredidhënien është mos përmbushja e kriterit të aftësisë paguese për shkak të rritjes së çmimeve.
E kundërta ka ndodhur me biznesin e madh. Kredia për këtë kategori u rrit në fund të shkurtit duke arritur në 100 milion euro. Pjesa më e madhe shkoi për tregtinë me shumicë, ndërtimin dhe industrinë përpunuese.
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta