Finalja e Ligës së Konferencës, FSHF zbulon procedurat për blerjen e biletave

25 Prill 2022 | 15:21

Teksa mbeten 1 muaj nga zhvillimi i finales së Ligës së Konferencës në stadiumin “Air Albania”, Federata Shqiptare e Futbollit ka treguar procedurat se si tifozët mund të pajisen me bileta.

Për të blerë bileta për finalen, të interesuarit duhet të regjistrohen në linkun e bërë publik nga UEFA (https://europaconferenceleague-sales.tickets.uefa.com/) dhe të krijojnë një llogari personale.

Pas krijimit të llogarisë në faqen zyrtare, personat e përzgjedhur nga UEFA do të njoftohen për hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekin në mënyrë që të pajisen me biletat e finales.

Sipas informacionit zyrtar të UEFA-s, pritet që shitja e biletave të nisë në ditët në vazhdim.

Leiçester-Roma dhe Fejnord-Marsejë, janë ndeshjet gjysmëfinale dhe katër ekipet e mbetura do të luftojnë për një vend në finalen që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026