Kush është një nga autorët e plagosjes në Pogradec dhe si nisi përplasja
Dy autorët e plagosjes së Joan Muçllarit në Pogradec, dyshohet se janë Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe Gjovalin Loka, drejtor i drejtorisë së Policisë Korçë.
Sipas policisë, ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit rreth orës 16:00.
I riu Muçllari mësohet se ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Incidenti ka ndodhur pranë lagjes ‘Voloreka’.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja dyshohet se lidhet me një konflikt të vjetër mes të plagosurit dha dy autorëve.
Në gusht 2020, në hotel ‘Voloreka’ në Pogradec, u qëllua makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.
Gjithashtu, Muçllarit i kanë djegur një makinë BMË X6 po në të njëjtin vit.
Mes të arrestuarve ishte dhe Ilir Berberi, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe një emër i njohur për policinë.
Ai ka qenë i dënuar për gjobë vënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si “Lili i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec, Argon Gjyrezi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Plagosje me armë zjarri në Pogradec
Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 10:19 Përhapja e propagandës ruse, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)