Gaba: Në PD duhet të kishte reflektim, jo turravrap brenda partisë
Situata në Partinë Demokratike duket shumë larg asaj që synonte rithemelimi, por më tepër i ngjan një vrapi për të zëvendësuar njerëzit e Bashës me njerëzit e Berishës në degët e PD.
Kështu tha Gentian Gaba në emisionin Now në Euronews Albania. Sipas tij, PD e sotme duket sikur është kthyer në një staus quo të vitit 2013.
“Duket sikur jemi kthyer në një staus quo të 2013. Rama përballë Berishës dhe Metës. A është kjo PD që duhet reformuar që duhej të hapej, të thithte njerëz të rinj? Ky është një moment i shkuar dëm. 9 shtatori prodhoi krizën e madhe të vendimmarrjes së Bashës që prodhoi humbjen e 6 marsit dhe largimin e Bashës. Duket sikur ka një turravrap drejt mbylljes së disa gropave që janë në degë ose përpjekje për të zëvendësuar njerëzit e Bashës me ata të Berishës”, tha Gaba.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur