Hoti: BE të kushtëzojë Serbinë, të pagjeturit të mos trajtohen politikisht
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti tha se janë duke punuar shumë edhe në dialogun Kosovë-Serbi për këtë çështje.
“Ne kemi kërkuar dhe po insistojmë dhe nga Bashkimi Evropian që çështja e personave të zhdukur të trajtohet vetëm në mënyrë humane dhe jo ndryshe, jo ashtu siç deri më sot Serbia e ka trajtuar në mënyrë politike,” – u shpreh Hoti.
Ai tregoi se kanë kërkuar një garanci nga BE-ja që të shtojnë trysninë mbi Serbinë, por sidoqoftë pohoi se nuk janë afër qëllimit.
Hoti shtoi se nga pala serbe kanë kërkuar të publikojnë të gjitha dokumentet sekrete dhe jo sekrete nga koha e luftës.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur tha se kanë nisur kërkimet në një lokacion dhe kanë informacione për vendndodhje të tjera të cilat do i bëjnë publike sapo të nisi procesi. Sipas tij vendet partnere kanë ndihmuar në gjetjen e lokacioneve të mëparshme, ndërsa tani me luftën Rusi-Ukrainë janë në pritje të imazheve të tjera satelitore.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht