25.5% e të rinjve as në shkollë e as në punë, sociologu Dragoti: Pasiguria shoqërore po nxit si perspektivë emigrimin

28 Maj 2020 | 06:58

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) 25.5 për qind e të rinjve nga 15 deri në 24 vjeç në Shqipëri nuk janë as në shkollë dhe as në punë.

Të dhënat e popullsisë nga INSTAT tregojnë se në Shqipëri jetojnë rreth 490 mijë të rinj të grupmoshës 15-24 vjeç, 125 mijë prej të cilëve nuk kanë angazhime.

Sociologu Edmond Dragoti analizoi këto shifra për Euronews Albania duke ia faturuar këtë mungesë angazhimi në synimet për të emigruar.

“Besoj se emigrimi është perspektiva se përse ata nuk angazhohen të shkojnë as në shkollë e as në punë,” – tha Dragoti duke shtuar se mosha 15-24 vjeç ka nevoja për punë.

Ndjekja e shkollës ka ndasi gjinore tashmë, pasi kryesisht në shkollat e larta arsimi po ndiqet më shumë nga vajzat, ndërsa djemtë po shohin gjithmonë e më tepër largimin nga vendi.

Sociologu Dragoti u shpreh se mosha në fjalë kërkon që ata të realizohen sa më shpejt dhe në një kohë kur Shqipëria mbetet “shoqëri informale” situata bëhet më komplekse.

“Fakti se në zyrat e punës paraqiten shumë më pak të papunë se sa janë në të vërtetë, tregon se sa besim dhe pritshmëri kanë te rruga formale e të gjeturit një punë,” – u shpreh Dragoti duke këmbëngulur se konfliktet e vazhdueshme politike, apo pandëshkueshmëria ligjore dhe pabarazitë përpara ligjit, kanë krijuar pasiguri të shumta, sidomos te të rinjtë.

Profesori i sociologjisë u shpreh se mënyra e vetme që mund t’i shtyjë të rinjtë për t’u angazhuar dhe qëndruar në Shqipëri mbetet ajo e politikave të duhura që do të mund t’u ngjallte atyre shpresë dhe siguri për një të ardhme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026