Presidenti më i mirë në 30 vjet sipas shqiptarëve
Presidenti më i vlerësuar nga shqiptarët, në 30 vitet e fundit, është Alfred Moisiu i cili ka marrë votën e 31,7% të të pyeturve të sondazhit të Euronews Albania. Pas tij, më i vlerësuari nga presidentët që ka pasur vendi gjatë demokracisë është Bamir Topi (17,9%), e më pas Rexhep Mediani (16%), Sali Berisha (11,8%), Bujar Nishani (7,7%) dhe në fund është presidenti aktual Ilir Meta (2,9%).

Thuajse 90% e shqiptarëve mendojnë se Ilir Meta nuk duhet të propozohet nga opozita për t’u rizgjedhur si president i republikës për një mandate të dytë. Më pak se 4% duan që opozitë të propozojë Metën për President.

Tre në pesë shqiptarë (59,6%) nuk duan rikthimin e ilir Metës as në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një në pesë shqiptarë (19,6%) janë dakord që Meta të rikthehet kryetar i LSI dhe po aq (20,8%) janë qytetarët që nuk kanë as mendim pozitiv dhe as negativ për rikthimin e Metës kryetar i LSI.

Gjetjet janë të anketës së barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Prill – 5 mars me 1000 intervista ballë për ballë.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona