Garo për Kuvendin e 30 prillit: Procesi i votimit do të fillojë në orën 14:00
Drejtoresha e Komunikimit në Komisionin e Rithemelimit, Floriana Garo dha detaje në lidhje me Kuvendin e 30 prillit.
Gjatë një konference për mediat nga selia blu, Garo tha se delegatët do të identifikohen njëjtë si në Kuvendin e 11 Dhjetorit, teksa shtoi se procesi i votimit do të fillojë në orën 14:00.
“Verifikimi i delegatëve do të bëhet në mënyrë digjitale si në Kuvendin e kaluar, do të ketë kod unik për secilin delegat. Do të ketë figura të reja, themelues, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Procesi i votimit priitet të fillojë në orën 14:00 dhe do të vijojë derisa të ketë votuar edhe delegati i fundit”, u shpreh ajo.
Garo nënvizoi se deputetët dhe kryetarët e rinj të degëve të Partisë Demokratike do të përfshihen si anëtarë të Këshillit Kombëtar.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq