Elon Musk dhuron panele diellore për Ukrainën
29 Prill 2022 |
22:15
Elon Musk ka dhuruar panele diellore nga kompania e tij Tesla për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike në spitalet pranë Kievit.
Ky informacion u raportua nga Ministri i Transformimit Dixhital, Mykhailo Fedorov në kanalin e tij Telegram.
Fedorov vuri në dukje se pajisjet e avancuara duhet të ndihmojnë ukrainasit në zonat më të prekura nga pushtimi rus.
Tesla Powerwall është një sistem i integruar i baterive që ruan energjinë diellore për energji rezervë. Sistemi karikohet automatikisht me rrezet e diellit dhe lejon përdorimin e energjisë elektrike kur rrjeti është i fikur.
Më herët në Ukrainë është regjistruar zyra e përfaqësimit të Elon Musk SpaceX – Starlink Ukraine.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni