Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Ukrainë

2 Maj 2022 | 07:20

Rreth 100 civilë janë evakuuar nga kompleksi i fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin jugor të Mariupolit.

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski deklaroi se një grup i madh njerëzish është në rrugën e tij për në Zaporizhzhia, një qytet të kontrolluar nga Ukraina.

Të evakuuarit nga uzina e çelikut treguan se tmerret që kanë kaluar ishin të papërshkrueshme.

Një zyrtar i Gardës ukrainase tha se pavarësisht përpjekjeve për evakuim, qindra ende mbeten në bunkerë në fabrikën e çelikut. Ai shtoi se do të duhet të përpiqen të paktën edhe dy herë për të nxjerrë të gjithë personat.

Ndërkohë, dy shpërthime të forta ndodhën në orët e para të së hënës në qytetin Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën në veri. Nuk raportohet për viktima.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026