Gjermania mund ta përballojë embargon e naftës ruse, thotë Ministri i Ekonomisë
Gjermania ka deklaruar se do të jetë në gjendje të përballojë mbajë nën kontroll furnizimin me naftë të vendit, nëse furnizimet ruse do të ndërpriteshin nga një embargo, ose nga ndonjë vendim i mundshëm i Moskës për të mbyllur rubinetet.
Ministri i Ekonomisë, Robert Habek e bëri këtë deklaratë përpara një takimi urgjent të ministrave të energjisë të Bashkimit Europian, të hënën në Bruksel.
BE po shkon drejt ndalimit të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit, thanë diplomatët, pas bisedimeve midis Komisionit Europian dhe vendeve të BE-së në fundjavë.
Shumë vende të BE-së janë të varura nga Moska për nevojat e energjisë, dhe ka mosmarrëveshje mbi mënyrën se si duhet të zbatohen sanksionet.
Habek tha se nafta ruse përbën 12% të importeve totale në Gjermani, nga 35% që ishin para luftës.
Ai pranoi se ndërprerja e këtyre furnizimeve mund të sjellë rritje të çmimeve dhe mungesa, por në asnjë rrethanë Gjermania nuk do të përfundonte “në një krizë nafte”.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje