Kuvendi i 30 prillit nuk e bashkoi PD-në, thotë Bushati
Analisti Andi Bushati thotë se Partia Demokratike nuk është bashkuar pas Kuvendit Kombëtar të 30 prillit pasi në të nuk morën pjesë shumica e deputetëve të Grupit Parlamentar.
Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha nuk po e bën PD-në më të bashkuar dhe më të hapur, pasi vendimet i ka marrë vetë pa dëgjuar grupimin tjetër brenda partisë.
“Sali Berisha e ka mbështetur të gjithë revanshin e tij për të rimarrë PD, që unë jam i vetmi që e mund Edi Ramën dhe këtë e ka ngritur mbi dy baza. Mbi një parti të bashkuar dhe një parti të hapur. Kuvendi që pamë të shtunën ishte ilustrimi as i një partie të bashkuar e as e një partie të hapur. Një Kuvend partie të cilin e refuzojnë 2/3 e Grupit të saj Parlamentar, nuk flasim dot për një parti të bashkuar. Një parti që nuk bashkohet nuk mund të hapet ndaj faktorëve të tjerë të shoqërisë. Është një parti akoma në sherr që Sali Berisha nuk e shuajti dot dhe unë them që kjo është përgjegjësi direkte e tij”, tha Bushati.
Ndërsa, analisti Baton Haxhiu nënvizoi se Berisha është i fokusuar për të marrë partinë dhe nuk i intereson të diskutojë me deputetët që janë kundër tij.
Haxhiu shprehet i sigurt se Berisha do të zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike në zgjedhjet që do të zhvillohen më 22 maj.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive