Ambasadorja Kim viziton ISHP-në, SHBA 2 mln dollarë për zbulimin e rasteve me COVID-19
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka vizituar sot Institutin e Shëndetit Publik, e shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu. Vizita e znj. Kim ishte për të parë nga afër se si ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara po mbështet Shqipërinë në përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19
Nëpërmjet USAID/Albania, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka angazhuar më shumë se 2 milionë dollarë për të përgatitur sisteme laboratorike, për shtimin e mundësisë së zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të risqeve, dhe masa të tjera.
Ambasadorja Yuri Kim, e shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, vizitoi sot Institutin e Shëndetit Publik për të parë nga afër se si ndihma e qeverisë ?? – dhënë nëpërmjet @USAIDAlbania – po mbështet Shqipërinë në përgjigjen ndaj pandemisë #COVID19. pic.twitter.com/iuo9wUmhVr
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 29, 2020
Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 52 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 700 milionë dollarë në asistencë totale.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor