Rama: Do japim kontributin tonë për Ukrainën në Tryezën e Donatorëve

3 Maj 2022 | 13:30

Në 5 maj Shqipëria do të jetë e pranishme në konferencën e donatorëve në Varshavë të Polonisë ku do të japë kontributin e vet për Ukrainën.

Kryeministri Edi Rama në fjalën përshëndetëse pas video-mesazhit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në Kuvendin e Shqipërisë, i shprehu këtij të fundit mbështetjen dhe miqësinë e Shqipërisë në luftën e popullit ukrainas.

Rama tha se siç ndodh rrallëherë në Kuvendin e Shqipërisë, që nuk shquhet për dakordësi mes palëve, mbështetja ndaj rezistencës ukrainase ndaj pushtuesve rusë është e përbashkët.

“Jemi rreshtuar krah jush me zemër, me mendje. Shqipëria është vend shumë më i vogël se i juaji, mundësitë për t’ju ardhur në ndihmë janë modeste. Por kemi besuar që në fillim që edhe pse materialisht s’mundemi të bëjmë gjë, mund të jemi të vlefshëm me zë në tryezat e NATO-s dhe OKB-së ku kemi qenë bashkënismëtarë të rezolutave të rëndësishme kundër agresionit rus. Pasnesër, në 5 maj Shqipëria do të jetë e pranishme në Konferencën e Donatoreve në Varshavë të Polonisë ku do të japim edhe në kontributin tonë për Ukrainën”, tha Rama.

Në një video-mesazh për Kuvendin e Shqipërisë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski rrëfeu krimet që Rusia po bën ndaj civilëve në Ukrainë, ndërsa kërkoi nga Shqipëria të zbatonte sanksione ndaj Rusisë.

Në seancën e sotme ishte i pranishëm dhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodimir Shkurov. Të gjitha tavolinat kishin të vendosur flamuj të Ukrainës, ndërsa të pranishmit u panë të prekur gjatë fjalimit të Zelenskit për mizoritë ruse.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor të cilit Volodimir Zelenski i drejtohet me një videomesazh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Novoselë në autostradën Fier- Vlorë. Raportohet se një makinë ka goditur për vdekje...
22:08 | 05/06/2026

Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve ligjzbatuese të...
21:43 | 05/06/2026

Këndi i veçantë në bulevard, fëmijët pikturojnë teksa prindërit protestojnë (VIDEO)

Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka pasqyruar prej ditësh anën kreative të të rinjve. Në protestën e sotme është vënë re një kënd i veçantë...
21:41 | 05/06/2026