Fundjava e parë pa kufizime pas më shumë së dy muajsh, çfarë nuk lejohet sot

30 Maj 2020 | 07:01

E shtuna dhe e diela e kësaj fundjave janë të parat pa kufizime pas më shumë se 2 muajsh ‘të mbyllura’ në kuadër të masave kundër pandemisë COVID-19. Duke nisur nga sot, gjatë fundjavës e në vijim hiqen kufizimet e orareve për qytetaret dhe bizneset në zonat e kuqe dhe të gjelbra.

Por sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe këtë fundjavë, në kuadër të monitorimit të situatës dyjavore, nuk do të lejohet lëvizja nga zonat e kuqe për rezidentët e këtyre zonave.

Ndërkohë, duke nisur nga e hëna nuk do të ketë më kufizime për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Po ashtu, nga e hëna do të hapen kopshtet, çerdhet publike dhe ato private, sipas masave higjieno-sanitare të publikuar më parë.

“Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një Autoritet i Përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe do të administrojë lejet për vendosje të pajisjeve të plazhit nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçante për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat e publikuara, duke informuar së çdo kush që shkel rregullat në plazh do të penalizohet”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Ministrja nënvizoi gjithashtu, se nga 1 qershori do të lejohen aktivitetet e kampionateve sportive dhe palestrat, kurse transporti publik do vijojë të jetë i mbyllur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026