Apeli i Soreca për reformën, Basha: Kushdo që minon garancitë për standardet zgjedhore s’e do integrimin
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpërndau më Tëitter qëndrimin e kreut të Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, për reformën zgjedhore.
“PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë. Kushdo që minon garancitë për standardet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë”, shkruan kryedemokrati.
Një ditë më parë Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca përshëndeti progresin e arritur nga partitë politikë në reformën zgjedhore, dhe bëri apel për përmbylljen e saj deri në fund të këtij muaji.
Sipas ambasadorit të BE-së, miratimi i kësaj reforme do t’i hapë rrugë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Është e rëndësishme që të arrihet progres në reformën zgjedhore në tryezën e Këshillit Politik. Ne mirëpresim sjelljen konstruktive që kanë ndërmarrë të gjitha palët dhe i ftojmë që të vazhdojnë punën me qëllimin për të arritur një marrëveshje deri më 31 maj. Kjo do t’i lejojë Shqipërisë të ecë përpara në procesin e anëtarësimit në BE”, shprehet ambasadori.
Mund të lexoni gjithashtu:
Gjiknuri: Opozita nuk ka propozuar asgjë për ndryshimin e sistemit
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut