Gjykata e lartë pritet të shpallë të paligjshëm abortin, protesta në SHBA

4 Maj 2022 | 14:28

Protestat kanë shpërthyer në shumë shtete amerikane, pasi Gjykata e Lartë mund të shpallë të paligjshëm të drejtën për abort.

Një draft raport i publikuar në media citon se ne fillim te korrikut gjykatësit mund të kthejnë ligjin e miratuar në vitin 1973, i cili u siguron grave të drejtën për të abortuar .

Prej dy ditësh protestuesit marshojnë në rrugë duke mbajtur në duar pankarta e duke brohoritur kundër.

 “Mendoj se është vërtet e vështirë për t’u shprehur me fjalë sepse duket si një tradhti  dhe me të vërtetë të bën të kuptosh se gratë shihen si qytetare të rendit të dytë dhe kjo është vërtet e vështirë. Unë kam dy vajza të vogla. Si mund të jetojmë në një vend që na cilëson në këtë mënyrë,” – u shpreh Kristina, një protestuese në Los Anxhelos, raporton Reuters.

“Unë jam këtu sepse aborti është kujdes shëndetësor. Unë jam këtu sepse dua të sigurohem që fëmijët e mi të kenë akses në të njëjtin kujdes shëndetësor që ne kemi pasur të drejtën për 50 vitet e fundit. Do të marshoj për aq kohë sa është e nevojshme,” – tha aktivistja Ana Maria Rivers.

Por ka edhe nga ata qytetarë që e përkrahin vendimin kundër abortit.

“Unë  predikoj Jezusin, Jezu Krishti fiton. Aborti është vrasje dhe Zoti do ta gjykojë vendin nëse nuk ndalemi,” – u shpreh një qytetar.

Presidenti Xhou Bajden u zotua të mbrojë të drejtën për abort dhe paralajmëroi se një vendim i mundshëm i Gjykatës së Lartë do të dëmtonte edhe liritë e tjera që gëzojnë amerikanët.

Edhe zv. presidentja Kamala Harris u shpreh se nëse aborti shpallet i jashtëligjshëm do të ishte një sulm ndaj grave dhe një fyerje ndaj lirisë.

Aborti  për dekada ka qenë një pikë e nxehtë mes demokratëve dhe republikanëve në Shtetet e Bashkuara. Demokratët kanë prirjen të mbështesin të drejtat e abortit ndërsa  Republikanët e kundërshtojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026