Situata në gjykatat e apeleve, KLGJ ende pa zgjidhje edhe pse janë larguar 38 gjyqtarë

30 Maj 2020 | 13:24

Vetingu pritet të rikthehet javën e ardhshme pas gati tre muajsh pezullim për shkak të COVID-19.

Në fokus të punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jenë gjyqtarët e gjykatave të apelit.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur situata në këto gjykata, për shkak të largimit të gjyqtarëve, është mjaft e vështirë.

Këshilli i Lartë Gjyqësorë më 1 dhjetor të vitit të kaluar i kërkoi parlamentit dhe Ministrisë së Drejtësisë ndryshimin e ligjit për statusin e gjyqtarit, pasi nga Apelet ishin larguar 40% e gjyqtarëve.

Kur ka kaluar 5 muaj nga ngritja e këtij shqetësimi nga KLGJ-ja, problemi nuk ka marrë përgjigje nga këto institucione.

Por duke qenë se procesi i vetingut muajin qershor do të jetë i foksuar tek gjyqtarët e apeleve, dhe mund të kemi sërish largime, për qytetarët do të vështirësohet marrja në kohë e drejtësisë.

Sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) të shumtë janë ata që kanë problem me pasurinë dhe rrezikojnë të shkarkohen.

Në vështirësi janë të gjitha gjykatat e apelit të rretheve dhe apeli i gjykatës së posaçme.

Aktualisht në apele ushtrojnë detyrën 61 gjyqtarë nga 99 që ishin përpara se të fillonte vetingu.

Thuajse asnjë prej këtyre gjyqtarëve nuk është zëvendësuar, kjo edhe për shkak se shumica e gjyqtarëve të shakllëve të para nuk plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e apeleve.

Sipas raporti të KLGJ-së për vitin 2019 një dosje civile në gjykatat e apelit kërkon 784 ditë kohe të zgjidhet, 167 ato penale dhe duhen 1171 ditë për një çështje administrative ose gati 3 vite.

 

Lexoni gjithashtu:

Situata në Gjykatën e Lartë alarmante, 183 vite për të zgjidhur një çështje

Raporti mbi sistemin gjyqësor, mbi 92 çështje të mbartura, problematike situata në Gjykatën e Tiranës

Këshilltari i Metës: KLGJ duhej ta lironte Dvoranin nga detyra, Teatrin do e çojmë në Kushtetuese

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026