Tensione në Kuvendin e Kosovës

5 Maj 2022 | 14:15

Është tensionuar situata në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, së bashku me deputetët e partisë në pushtet, kanë vijuar me zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, deputetët opozitarë nga radhët e PDK-së e kanë penguar nisjen e procesit të votimit.

Kësaj here, përveç zhurmës dhe goditjeve të tavolinave, shefi grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u ngrit dhe largoi kutitë e votimit për anëtarët e Kushtetueses. Kjo nxiti reagimin edhe të deputetëve të mazhorancës duke krijuar tension me tyre.

Nga ana tjetër, për të zbutur gjakrat, kryetari i Kuvendit ftoi shefat e grupeve parlamentare në takim dhe seanca plenare shkoi në pauzë deri në orën 14:00.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026