Linjë direkte Tiranë-Sofje, operatorët negociata për paketat turistike
Shqipëria dhe Bullgaria po hedhin sytë tek njëra-tjetra për turizmin.
Prej 2 prillit mes Tiranës e Sofjes është vendosur linja direkte e fluturimeve, nëpërmjet kompanisë ‘Gullivar’.
Ndaj operatorët turistikë të 2 vendeve po takohen për të diskutuar paketa reciproke turistike. Takime janë organizuar nga aeroporti i Tiranës.
“Është koha të kemi fluturime të drejtpërdrejta Tiranë-Sofje, siç kemi pasur në të shkuarën. Të shkojmë dhe 3 herë në javë. Koha kur njerëzit duhet të merrnin makinën apo të kalonin transit nga disa destinacione, ka marrë fund”, tha Constantin von Alvensleben, drejtor ekzekutiv i TIA.
Në vitet ‘90 Bullgaria ishte ndër partnerët kryesorë të Shqipërisë. Pavarësisht një pauze për shkak të pandemisë, numri i turistëve bullgarë është në rritje. E njëjta gjë dhe me për ata shqiptarë, të cilët udhëtonin në rrugë tokësore, kryesisht nëpërmjet paketave 3-ditore.
“Bullgaria ishte ndër 15 vendet e para në 2019 për turistë. Tashmë me linjën direkte do ketë intensifikim jo vetëm të turizmit, por dhe biznesit dhe marrëdhënieve ekonomike”, u shpreh Donika Hoxha, ambasadore e Shqipërisë në Bullgari.
“Ne e kemi turizmin një degë të rëndësishme të ekonomisë tonë, njësoj si Shqipëria. Por ajo është e varur nga ngjarjet ndërkombëtare. Të gjithë e pamë çfarë i shkaktoi COVID sektorit, tani lufta në Ukrainë. Më parë ju kishit tërmetin. Ndaj detyra jonë si përfaqësues të qeverive reciproke është të mbështesim sektorin dhe promovojmë turizmin në të dyja vendet”, tha ambasadori bullgar në Shqipëri Momchil Raytchevsk.
Para pandemisë, edhe investimet bullgare në Shqipëri patën njohur rritje, gjë që sipas ambasadorëve do të thellohet tashmë me vendosjen e linjë direkte Tiranë-Sofje që operon 2 herë në javë.
LEXONI GJITHASHTU:
57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni