‘Rezistojmë deri në plumbin e fundit’, ukrainasit refuzojnë të lënë Azovstalin
Forcat ruse vijojnë të godasin fuqishëm uzinën e çelikut Azovstal, ku është cepi i fundit i rezistencës ukrainase në qytetin e rrethuar të Mariupol.
Ushtarët ukrainas brenda uzinës thonë se Rusia po refuzon premtimet e një armëpushimi për të lejuar evakuimin e civilëve.
Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje luftëtarëve të dorëzohen. Por Kievi thekson se ata nuk do të dorëhiqen.
“Në Mariupol, në Azovstal situata është kritike. Trupat ruse po bombardojnë uzinën dhe nuk ndalen. Dje dhe sonte forcat ruse tentuan të hynin. Ushtarët tanë po luftojnë. Rezistenca do të vijojë deri në plumbin e fundit, deri në forcën e fundit”, thotë Denis Shmyhal, kryeministër i Ukrainës.
Gjatë ditës së enjte Kombet e Bashkuara arritën të evakuojnë më shumë se 300 civilë nga zona e Azovstal. Një tjetër operacion shpëtimi pritet të realizohet.
“Kjo është përpjekja e dytë për të evakuuar civilët nga Mariupol dhe zonat e tjera të qytetit port. Sot shoqëruam 11 autobusë ku kishte gra, fëmijë, të moshuar të cilët kërkojnë siguri”, thotë Ghada Eltahir Mudawi, pjesëtar i operacioneve të shpëtimit.
Pjesa tjetër e qytetit të shkatërruar tashmë është nën kontrollin rus dhe pastrimit ka filluar në prag të 9 majit, ditën e fitores sovjetike ndaj nazistëve. Paradat ushtarake po mbahen në të gjithë Rusinë. Shumë analistë besojnë se më 9 maj Putin mund të shpallë një ndryshim në strategjinë e tij për të pushtuar Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse është Mariupoli kaq i rëndësishëm për Rusinë
Shpëtohen 100 persona nga uzina Azovstal, 100 mijë të bllokuar në Mariupol
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë