Eksperti ligjor: Paraja thelbi i problemit të zgjedhjeve, s’dihet kush i sponsorizon ofertat elektorale të partive
Koalicioni për Reforma Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) është shprehur me zhgënjim se bisedimet për reformën zgjedhore janë larg pritshmërive për një reformë të vërtetë të thelluar dhe gjithëpërfshirëse.
Eksperti ligjor i KRIIK, Reald Keta, analizoi për Euronews Albania ecurinë e reformës dhe qendrimin Koalicionit për Reforma.
Keta tha se palët nuk po arrijnë as minimalen e një demokracie institucionale që është arritja e një dakordësie në dialog.
“Fatkeqësisht kjo klasë politike e ka vendosur demokracinë shqiptare në këto kushte që mjaftohet të jemi në një gjuhë dialoguese dhe institucionale,” – u shpreh eksperti ligjor.
Thelbi i problematikës sipas KRIIK, është te konstituimi i trupës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që është institucioni mbikëqyrës, organizues dhe kontrollues të procesit.
“Sipas kuadrit zgjedhor, trupa e KQZ-së është një trupë me kundrabalacim politik parlamentar me një votë cilësore që duhet të vinte nga shoqëria civile, ekspertiza e lartë, pra është e provuar që kjo trupë është apolitike deri në momentin kur klasa politike e anatemon si politike,” – u shpreh Keta teksa këmbënguli se reforma e pritshme duhet të fillonte nga konstituimi i KQZ-së se çfarë do të bënte KQZ-ja e re.
Keta ngriti pyetjen se si mundet që KQZ-ja e politizuar të mund të kontrollojë financat e partive.
Për sa i përket depolitizimit, Keta tha se ky proces duhet të niste nga komisionet e qendrave të votimit.
“Kjo qasje, sigurisht është e vështirë, por do të ishte më realiste dhe më e mundshme,” – tha eksperti i KRIIK, i cili e konsideroi “paranë dhe financimin e partive” si problemin kryesor të skemave manipulative në zgjedhje.
“Duhet ditur se kush i sponsorizon ofertat elektorale që do të jenë nesër,” – këmbënguli Keta.
E diela, e cila mbylli muajin maj, kaloi pa dakordësi për sa i përket reformës zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës, ku çështjet kryesore që ndajnë palët mbeten qeveria tranzitore, identifikimi elektronik i votuesve dhe administrimi i zgjedhjeve.
Lexoni gjithashtu:
Nuk ka dakordësi në Këshillin Politik, opozita akuzon mazhorancën se refuzoi të gjitha propozimet
Reforma zgjedhore, PD propozon qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve
Damian Gjiknuri: Duam sistemin zgjedhor aktual, ‘danezi’ sjell destabilitet politik
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni