Mbretëria e Bashkuar: S’ka viza për fëmijët ukrainas që udhëtojnë pa një prind
Qeveria Britanike ka ndërprerë aplikimet e vizave për të miturit ukrainas të pashoqëruar që ikin nga pushtimi rus sepse ende nuk kanë vendosur se si t’i trajtojnë këto, ka thënë një avokat i emigracionit.
Këshillat aktuale të qeverisë për skemën ‘Homes For Ukraine’ thonë se personat nën 18 vjeç “duhet të aplikojnë si pjesë e një njësie familjare që përfshin prindin ose kujdestarin e tyre ligjor” për t’u kualifikuar, raporton Sky News.
Ky udhëzim nuk u shfaq në faqen zyrtare të Qeverisë Britanike (gov.uk) deri në mesin e prillit, derisa skema u shfaq në 18 mars, duke çuar në konfuzion dhe akuza për një “skandal kombëtar” se Home Office kishte shtyrë rregullat e emigracionit.
Mala Savjani, një avokate e emigracionit për bamirësinë ‘Here For Good’ me bazë në Wilson Solicitors LLP, ka raportuar se ka pasur aplikime nga të mitur të pashoqëruar që janë ndalur dhe nuk janë vendosur, veçanërisht ato që janë dorëzuar në gjysmën e dytë të marsit, ku vendimet për aplikimet që kishin bërë ata do ishin të pritura nga rregullat e emigracionit.
Ajo shtoi se Home Office qëllimisht nuk po i merr ato vendime, sepse ata nuk kanë vendosur në të vërtetë se si të merren me ato aplikime.
Një zëdhënës i qeverisë përmendi “shqetësimet e mbrojtjes” si arsyeja pse të miturit e pashoqëruar nuk po miratohen për skemën.
“Për shkak të shqetësimeve të mbrojtjes, të miturit e pashoqëruar kanë të drejtë vetëm sipas skemës ‘Homes for Ukraine’ nëse ata ribashkohen me një prind ose kujdestar ligjor në MB”, thuhet në një deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë