Guterres falenderon të gjithë ushtarët për evakuimin e njerëzve në Mariupol
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, falenderoi të dielën të gjithë personat që ishin të përfshirë në evakuimin e më shumë se 170 civilëve nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal dhe zona të tjera të Mariupolit.
António Guterres tha se ishte një mbështetës i madh i Ukrainës duke falenderuar të gjithë personat që ishin të përfshirë në operacionin e evakuimit nga Mariupol për në Zaporizhia, raporton CNN.
“Falenderoj të gjithë ata që janë përfshirë në këtë operacion kompleks, duke përfshirë udhëheqësit në Kiev dhe Moskë për sigurimin e pauzave të nevojshme humanitare. Unë falenderoj vendosmërinë dhe guximin e ekipeve të OKB-së dhe ICRC (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq) në terren”, tha Guterres.
Sipas Guterres, operacioni i fundit i kalimit të sigurt ka çuar numrin total të civilëve të evakuuar nga Azovstal dhe zona të tjera të Mariupol në më shumë se 600 persona.
Ai u bëri thirrje të dy palëve në konflikt për të mos kursyer sigurinë e personave që duan të largohen në drejtimet që dëshitojnë, po ashtu edhe ndihmat për njerëzit në nevojë.
“I bëj thirrje palëve në konflikt të mos kursejnë asnjë përpjekje për të siguruar një kalim të sigurt për të gjithë ata që dëshirojnë të largohen, në çdo drejtim që ata zgjedhin dhe që ndihma të arrijë për njerëzit në nevojë”, tha Guterres.
LEXONI GJITHASHTU
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë