Si kryhet lëvizja e qytetarëve drejt rajonit pas hapjes së kufijve

1 Qershor 2020 | 16:19

Pas disa muajsh mbyllje totale si pasojë e pandemisë globale të COVID-19, qeveria shqiptare vendosi sot të hapë kufijtë tokësorë me vendit e rajonit.

Përmes një njoftimi për shtyp, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin thekson se strukturat shtetërore kanë marrë çdo masë për të siguruar kalimin e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, apo edhe atyre që duan të futen në territorin shqiptar. 

“Në zbatim të urdhrit nr. 351, datë 29.05.2020, të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, Policia Kufitare ka marrë masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor, për vijimin normalisht dhe pa probleme të aktivitetit kufitar. Në këtë kuadër i gjithë personeli i Policisë Kufitare në pikat e kalimit kufitar është pajisur me maska dhe dezinfektantë për mbrojtjen nga COVID-19”, thuhet në njoftim.

Policia Kufitare thekson më tej se pavarësisht se Shqipëria ka hapur kufijtë tokësorë me vendet fqinje, kalimi i qytetarëve drejt Italisë, Greqisë apo dhe Maqedonisë së Veriut nuk lejohet pasi këto vende nuk kanë ndryshuar akoma regjimin e tyre kufitar.

“Për Republikën e Italisë, Greqisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshim të regjimit kufitar nga ana e tyre. Lejohet hyrja për në Shqipëri, por nuk lejohet hyrja për të gjithë udhëtarët në drejtim të këtyre vendeve, përveç atyre që janë rezident apo që kanë ndjekur procedurat me Ministrinë e Jashtme, si përgjatë periudhës së pandemisë”, thuhet në njoftim.

Lëvizja e qytetarëve shqiptarë drejt Malit të Zi mund të bëhet normalisht, ndërsa Kosova ka vendosur dy kushte të forta siç janë; vetëizolim shtatë ditor apo paraqitja e rezutatit të tamponit.

“Në Republikën e Malit të Zi lejohen të hyjnë pa asnjë pengesë dhe kufizim vetëm qytetarët nga shtetet në listën e miratuar nga ana e tyre (shtete të cilat kanë shkallën e rasteve aktive të koronavirusit më pak se 25 për 100 000 banorë), listë në të cilën bën pjesë edhe Republika e Shqipërisë. Në Republikën e Kosovës lejohen të hyjnë të gjithë shtetasit, por në qoftë se nuk posedojnë konfirmim zyrtar brenda një afati kohor prej 4 ditësh që janë “negativ” me COVID-19, atëherë duhet të plotësojnë formularin përkatës për vetëkarantinim për një periudhë 7-ditore, ndërsa kamionët duhet t’i nënshtrohen procesit të dezinfektimit para se të hyjnë në territorin kosovar”, sqaron Policia Kufitare.

Lexoni gjithashtu: 

Kosova heq taksën 22 euro për dezinfektimin e mauneve, por jo karantinën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026