Alibeaj: Presidenti i ri duhet të jetë antikomunist
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se mazhoranca qeverisëse ‘nuk ka legjitimitetin për të zgjedhur Presidentin e ri’. Sipsa tij PS ka tre deputetë non grata’ dhe disa të tjerë të arrestuar.
Nga ana tjetër, ai theksoi se gjatë diskutimeve në mbledhjen e grupit tha se PD ka si kusht të panegociueshëm që Presidenti të jetë antikomunisti.
“Ky vend pas 30 vitesh hipokrizie dhe nëpërkëmbe do të duhet së pari të japë një shenjë simbolike që një president ta kemi një antikomunist”, tha ai.
Alibeaj konfirmoi se opozita do të marrë pjesë në tre raundet e para dhe do të propozojë emër për t’u zgjedhur kreu i shtetit.
Sipas Alibeajt, grupi i PD përbëhet nga 40 deputetë dhe sot të pranishëm ishin 22, duke plotësuar kështu kuorumin e nevojshëm për të zhvilluar mbledhje.
Në zgjedhjet e fundit, opozita e drejtuar nga PD mori 59 mandate bashkë me aleatët. Përveç grupit të PD, opozita ka edhe dy grupe të tjera, një i PDIU dhe një tjetër i aleatëve të tjerë, PAA, PR, PBDNJ dhe LZHK.
Pas pezullimit të Berishës nga grupi, për shkak të shpalljes non grata, PD kishte në grup 44 deputetë. Për shkak të zhvillimeve Brenda PD, u përjashtuan dhe disa deputetë të tjerë nga grupi.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar