Vetingu bllokon gjykatën, ngec shqyrtimi i çështjeve
Me trupë gjyqësore të përgjysmuar, Gjykata e Durrësit ka pësuar një ngërç në shqyrtimin e çështjeve.
Nga 17 gjyqtarë që ka në organikë, sot kjo gjykatë ka vetëm 8 gjyqtarë aktivë.
“Këto mungesa në trupat gjykuese kanë sjellë vonesa të tejskajshme të seancave gjyqësore dhe probleme me zgjatjen e afateve, probleme me gjykimet, me regjistrimet e çështjeve që kanë nevojë të ndiqen në rrugë të përshpejtuar, me administratën shtetërore, me gjykatat administrative. Të gjitha këto pasoja bien mbi qytetarët dhe shoqëritë tregtare,” – u shpreh Lorval Petani, kreu i Dhomës Vendore të Avokatisë.
Euronews Albania është fokusuar në historinë e Olsi Hysollit, të mbijetuarit të vetëm të një aksidenti që i mori jetën 2 miqve të tij. Olsi sot pret vendimin e gjykatës për të marrë një dëmshpërblim.
“Mua më ka ndodhur një aksident me makinë ka vite. Kemi qenë 3 shokë, 2 ndërruan jetë dhe unë kam mbetur tani vetë fillikat, se 2 prindërit e mi janë moshë e vjetër, pensionistë,” – tregoi Olsi, për të cilin paratë e dëmshpërblimit janë e vetmja shpresë për t’u shëruar.
“Më duhen medikamente për mbarëvajtjen e shëndetit tim, nuk jam për në punë, jam në kemp. Një kemp 150 mijë lekë, çfarë do bëj me të,” – tha ai.
Ndërkohë aktorët e drejtësisë pretendojnë se mund të bojkojtojnë seancat gjyqësore në momente të caktuara. Petani u shpreh se do të dalin dhe ata me një qëndrim.
Të dhënat që Euronews Albania siguroi nga Gjykata e Shkallës së Parë tregojnë se gjatë vitit 2021 kanë marrë zgjidhje 8392 çështje gjyqësore dhe janë mbartur për këtë vit 2364 të tjera.
Përpara fillimit të reformës në vitin 2019, çdo gjyqtar i Durrësit gjykonte mesatarisht 400-500 çështje në vit, ose 50 në muaj.
Këtë vit ngarkesa individuale është rritur ndjeshëm, pasi secili gjyqtar merr në shqyrtim të paktën 400 dosje në muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup