Numri i viktimave në Ukrainë më i lartë se shifra zyrtare, thotë OKB
Disa mijëra civilë më shumë janë vrarë në Ukrainë gjatë 11 javëve luftë sesa shifra zyrtare prej 3.381 vdekjesh. Kështu ka deklaruar të martën shefja e misionit të OKB për monitorimin e të drejtave të njeriut.
Ekipi i OKB-së, që përfshin 55 monitorues në Ukrainë, ka deklaruar se pjesa dërrmuese e vdekjeve kanë ndodhur nga përdorimi i mjeteve shpërthyese si raketat dhe sulmet ajrore.
“Shifrat reale janë më të larta. Gropa e zezë e gjithë luftës është Mariupoli, ku ka qenë e vështirë për ne të depërtojmë dhe të marrim të dhëna të vërtetuara. Ne vlerësojmë se atje kanë ndodhur me mijëra vdekje, civilë që kanë humbur jetën si pasojë e akteve armiqësore. Sidoqoftë, na duhet ende t’i vërtetojmë këto të dhëna dhe s’mund t’ia shtojmë ato shifrave të konfirmuara”, thotw Matilda Bogner, shefe e misionit të monitorimit në Ukrainë.
Moska mohon të ketë sulmuar civilët dhe vazhdon ta quajë pushtimin e nisur më 24 shkurt një “mision ushtarak special” për të çarmatosur Ukrainën dhe për të asgjësuar ata që i quan nacionalistët anti-rusë, të frymëzuar nga Perëndimi.
Nga ana tjetër, Ukraina dhe vendet aleate të saj thonë se ky pretendim ishte një pretekst i rremë për t’i dhënë jetë konfliktit të paprovokuar.
Zyrtarja e OKB-së, Matilda Bogner tha më tej se ekipi i saj po heton edhe ato që i quajti “dyshime të besueshme” për tortura, keqtrajtime dhe ekzekutime të forcat ruse kundër pushtuesve rusë dhe grupeve të armatosura pro-ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë