‘Kemi nën hetim shumë çështje’, Kraja refuzon të komentojë deklaratat e Ramës

12 Maj 2022 | 11:57

“Kemi nën hetim shumë çështje”. Kështu deklaroi kreu i SPAK, Arben Kraja pas raportimit në KLP, teksa u pyet se a janë nën hetim aktualisht zyrtarë të lartë.

“SPAK ka nën hetim shumë çështje penale, në çdo moment që kemi diçka për të bërë publike e bëjmë njoftimin zyrtar”, u shpreh Kraja.

Ai nuk komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, që i ka bërë thirrje SPAK për të hetuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Kraja nënvizoi se hetuesit dhe prokurorët po vazhdojnë punën e tyre.

“Sot ishin në mbledhje të KLP-së për të raportuar për punën që jemi kryer gjatë vitit 2021. U zhvillua një mbledhje efektive. Nuk kam asnjë koment nga deklaratat e kryeministrit. Jo nuk ndihemi të intimiduar, ne po vazhdojmë punën me gjithë prokurorët dhe hetuesit”, u shpreh Kraja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026

Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të enjte shënohet dita e 33-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:42 | 02/07/2026

Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të enjte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 33 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:11 | 02/07/2026