Debate në Kuvend për inceneratorët, Tabaku-Ahmetajt: Nuk më kërcënon dot
Zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku janë përfshirë në debat këtë të enjte në Kuvend, ku ka pasur edhe replika të forta mes tyre.
Teksa në Kuvend diskutohej raporti i Autoritetit të Konkurrencës, është përmendur edhe çështja e inceneratorëve.
Tabaku është shprehur se Ahmetaj është munduar me çdo mënyrë për ta intimiduar dhe kërcënuar në Komisionin Hetimor, por nuk ia ka dalë dot.
“Nuk është këtu zotëria që më kërcënoi. Unë fle e qetë, nuk kam frikë se më zgjon ndonjë thirrje nga SPAK-u. Mua as më intimidon dot, as më kërcënon dot, ashtu siç nuk më ka intimiduar e kërcënuar dot me çdo mënyrë që është përpjekur në Komisionin Hetimor për inceneratorët”, tha Tabaku.
Ndërsa, Ahmetaj i tha Tabakut se nuk ka dijeni dhe njohuri sa i përket çështjes së inceneratorëve.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut